15 vjet e gjashtë muaj burgim për mësimdhënësin e akuzuar për sulm seksual ndaj nxënëses

Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj nxënëses së tij, si dhe dënimin plotësues së ndalimit të profesionit si mësimdhënës për tërë jetën. Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Tringa Zhuti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë. “I […]

15 vjet e gjashtë muaj burgim për mësimdhënësin e akuzuar për sulm seksual ndaj nxënëses
15-vjet-e-gjashte-muaj-burgim-per-mesimdhenesin-e-akuzuar-per-sulm-seksual-ndaj-nxeneses

15-vjet-e-gjashte-muaj-burgim-per-mesimdhenesin-e-akuzuar-per-sulm-seksual-ndaj-nxeneses

Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj nxënëses së tij, si dhe dënimin plotësues së ndalimit të profesionit si mësimdhënës për tërë jetën.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Tringa Zhuti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.

“I pandehuri V.S, është shpallë fajtor për vepër sulm seksual nga neni 229 par.7 lidhur me par.6, par.3 nënpar.3.10 dhe par.1 të KPRK-së si dhe vepër penale kanosja nga neni 181 par.4 lidhur me par.1 të KPRK-së, për të cilat vepra i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vite e gjashtë (6) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, konfirmoi Zhuti.

E njëjta shtoi se në dënimin me burgim, do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga 12 qershori 2023 e tutje.

Ndaj Selmanajt, është shqiptuar edhe dënimi plotësues- ndalimi i ushtrimit të profesionit të mësimdhënësit në kohëzgjatje të përjetshme, e i cili dënim do të ekzekutohet pas ekzekutimit të dënimit me burgim të shqiptuar sipas aktgjykimit.