Gashi: Nuk duhet të pajtohemi as me Amerikën kur bëhet fjalë për sovranitet

“Nuk besoj që ka shqiptarë me mendë në krye, që është psiqikisht i shëndoshë  mundet me qenë antiamerikan. Vetën ndonjë person i çmendur totalisht mund të qenë anit-amerikan. Të tjerët duhet me ditë që shteti i pavarur i Kosovës jo vetëm që ka qenë projekt i neve shqiptarëve për më shumë se 100 vjet, por […]

Gashi: Nuk duhet të pajtohemi as me Amerikën kur bëhet fjalë për sovranitet
gashi:-nuk-duhet-te-pajtohemi-as-me-ameriken-kur-behet-fjale-per-sovranitet

gashi:-nuk-duhet-te-pajtohemi-as-me-ameriken-kur-behet-fjale-per-sovranitet

“Nuk besoj që ka shqiptarë me mendë në krye, që është psiqikisht i shëndoshë  mundet me qenë antiamerikan. Vetën ndonjë person i çmendur totalisht mund të qenë anit-amerikan. Të tjerët duhet me ditë që shteti i pavarur i Kosovës jo vetëm që ka qenë projekt i neve shqiptarëve për më shumë se 100 vjet, por ka qenë edhe projekt amerikan”.

Ndonëse, kështu tha në mënyrë kategorike më herët avokati, Tomë Gashi, ai arsyetoi ftohjen e raporteve të kryeministrit, Albin Kurti dhe Qeverisë së tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Pra sipas avokatit Gashi kur bëhet fjalë për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës “nuk duhet pajtuar sa me Amerikën”.

“Nëse i marrim që Amerika si kujdestare  paqe në botë. Që Kosovën e sheh si nji pikë ujë në deti edhe ka shumë probleme të mëdha më Ukrainë e shume vende…. nuk duhet me u u pajtu as me Amerikën, as me Francën, as me Gjermaninë e as më askënd tjetër kur vjen puna të ruajtja e territorit të Kosovës. Kur vjen puna të ruajtja e sovranitetit të Kosovës”, ka thënë Gashi, në “FIVE” të Dukagjinit.