Kastrati për raportin e DASH-it: As Serbia në ëndrrat e saja më të mira nuk do të besonte se si pushteti i VV-së do të mund ta demolonte Kosovën në këto përmasa

Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, për vitin 2023 nga ku u theksua edhe këtë herë për “korrupsion serioz qeveritar”. Madje raporti përmend edhe kërcënimer që iu janë bërë gazetarëve nga politikanë, shkruan Periskopi. E për këto gjetje nga DASh, deputeti i PDK-së Ardian Kastrati në një […]

Kastrati për raportin e DASH-it: As Serbia në ëndrrat e saja më të mira nuk do të besonte se si pushteti i VV-së do të mund ta demolonte Kosovën në këto përmasa
kastrati-per-raportin-e-dash-it:-as-serbia-ne-endrrat-e-saja-me-te-mira-nuk-do-te-besonte-se-si-pushteti-i-vv-se-do-te-mund-ta-demolonte-kosoven-ne-keto-permasa

kastrati-per-raportin-e-dash-it:-as-serbia-ne-endrrat-e-saja-me-te-mira-nuk-do-te-besonte-se-si-pushteti-i-vv-se-do-te-mund-ta-demolonte-kosoven-ne-keto-permasa

Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e fundit, për vitin 2023 nga ku u theksua edhe këtë herë për “korrupsion serioz qeveritar”. Madje raporti përmend edhe kërcënimer që iu janë bërë gazetarëve nga politikanë, shkruan Periskopi.

E për këto gjetje nga DASh, deputeti i PDK-së Ardian Kastrati në një deklaratë për Periskopin tha se raporti i ka konfirmuar aferat korruptive, duke përmendur këtu ato të rezervave shtetrore, energji, bujqësi…

“Raporti i fundit nga DASH është konfirmim se kemi të bëjmë me qeveritarë ekstremisht të korruptuar. Kjo tregon për aftësinë e jashtëzakonshme të hajnave të VV-së me ndërtu institucione tërësisht të korruptuara. Raporti pra i konfirmon aferat korruptive që ne i kemi ngritur tërë kohën si opozitë.
Thjeshtê, kemi të bëjmë me qeveritarët super të korruptuar, me hajna brutal që kanë futur duart në:

-rezerva shtetërore ( Rozeta Hajdari);

-në energji ( Martini & Nagipi në KEK);

-në ujëra nëntokësore me falje të borxheve kompanive private deri 3 milion ( Liburn Aliu);

-me shitje të mishit të Brazilit me vula të institucioneve të Kosovës ( Faton Peci);

-me miliona për tekste shkollore ( Arbërie Nagavci), tha Kastrati për Periskopin.

Kastrati u tregua i ashpër me qeverinë Kurti, kur përmendi kërcënimet ndaj gazetarëve.

“As Serbia në ëndrrat e saja më të mira nuk do ta besonte se si një pushtet me shqiptarë (si ky i VV-së) do mund ta demolonte Kosovën në këto përmasa”, tha Kastrati.

Deputeti i PDK-së tha se qëllimi i qeverisë ka qenë frikësimi i gazetarëve që mos të raportohen aferat korruptive të pushtetit.

“Pas krejt këtyre aferave kërcënimi i mediave ka ardhur natyrshëm nga ky pushtet. Qëllimi ka qenë me i shantazhu mediet që mos me raportu për aferat e tyre. Kjo është tipike për një regjim autoritar. Mbase kjo nuk është çudi sepse vendimarrjen politike në VV e kanë nostalgjikët jugosllav me Kurtin e Surroin në krye. Kur krejt kësaj qeverisje korruptive i shton edhe minus 300 milion euro sanksione e izolim ndërkombëtar, atëherë lirisht mund të konstatojmë se as Serbia në ëndrrat e saja më të mira nuk do ta besonte se si një pushtet me shqiptarë (si ky i VV-së) do mund ta demolonte Kosovën në këto përmasa”, u shpreh ai.

Në lidhje me këtë raport të DASh-it ende s’ka pasur ndonjë reagim nga Qeveria e Kosovës.

Edhe në raportet e viteve të kaluara të Departamentit të Shtetit ka pasur kritika për korrupsion në Qeverinë e Kosovës.