Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar, në lidhje me çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Ajo ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para një kohe kishte thënë se “ Pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera”, por […]

Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre
musliu-shoshi:-kurti-ka-thene-se-pa-u-zgjidhur-ceshtja-e-te-pagjeturve,-nuk-diskutojme-me-serbine-tema-te-tjera,-tani-as-nuk-i-takon-familjaret-e-tyre

musliu-shoshi:-kurti-ka-thene-se-pa-u-zgjidhur-ceshtja-e-te-pagjeturve,-nuk-diskutojme-me-serbine-tema-te-tjera,-tani-as-nuk-i-takon-familjaret-e-tyre

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar, në lidhje me çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Ajo ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para një kohe kishte thënë se “ Pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera”, por tani ai as nuk i takon asnjëherë familjarët e të zhdukurve me dhunë, e as nuk diskuton për këtë çështje me Serbinë.

‘’Albin Kurti deklaronte se “ Pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera” por Albini kryeministër as nuk i takon familjarët e të zhdukurve me DHUNË as nuk e diskuton këtë çështje me Serbinë!’’

Tutje në komision, ajo ka thënë se projektligji për këtë çështje është duke u shtyrë nga muaji në muaj

‘’Sa I përket iniciativës për persona të zhdukur me dhunë, gjatë luftës, kanë ngelur pa ndonjë iniciativë dhe si temë e fjetur nga kjo Qeveri. Se sa i kanë dhënë rëndësi, mjafton të marrim parasysh projektligjin që ka pasur të dorëzohet në maj të viti 2023, pastaj është shtyrë për në nëntor të vitit 2023, ku është jashtëzakonisht e dhimbshme që ky projektligj tani është në agjendën legjislative tek në dhjetor të vitit 2024’’ ka deklaruar Musliu-Shoshi.

Videon e plotë të fjalimit të saj, mund ta ndiqni më poshtë: