Mariana Kondi llastohet nga Agai i Ferma VIP. Trajtime luksi nga Allure Beauty

Aktorja Mariana Kondi, e cila u zgjodh të hënën si kryefermere, ka përfituar nga Agai një sërë benefitesh. Një ditë më parë, Marianës iu bënë shërbime për mirëmbajtje, duke nisur që nga masazhi i trupit e deri tek ai i fytyrës. Ndërkohë që ditën e sotme, aktores i është ofruar shërbim estetik për mirëmbajtjen e […]

Mariana Kondi llastohet nga Agai i Ferma VIP. Trajtime luksi nga Allure Beauty

Aktorja Mariana Kondi, e cila u zgjodh të hënën si kryefermere, ka përfituar nga Agai një sërë benefitesh.

Një ditë më parë, Marianës iu bënë shërbime për mirëmbajtje, duke nisur që nga masazhi i trupit e deri tek ai i fytyrës.

Ndërkohë që ditën e sotme, aktores i është ofruar shërbim estetik për mirëmbajtjen e lëkurës së fytyrës nga klinika më e mirë e mjekësisë estetike “Allure Beauty”, aty ku Mariana kujdesej për veten edhe para hyrjes në Fermë. Pra e kuptueshme pse rrudhat e moshës nuk duken tek Mariana e cila falë trajtimeve duket mjaft e freskët.

E entuziazmuar, Mariana tha se sot ishte pikërisht momenti i duhur për këtë trajtim, duke qenë se nesër është spektakli dhe duhet të duket sa më mirë.

 

https://youtu.be/sN39Ux6MSg4?si=h1wKCUjh85_ows3g