Mehaj vlerëson se për çerekshekulli institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve të Kosovës për të paraqitur krimet e kryera nga Serbia. Ai këtë e ka bërë në Ditën e Personave të Zhdukur me Dhunë, që përkon me përvjetorin e kryerjes së Masakrës së Mejes, një prej masakrave më të mëdha të kryera ndaj shqiptarëve. “Për […]

Mehaj vlerëson se për çerekshekulli institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
mehaj-vlereson-se-per-cerekshekulli-institucionet-kane-bere-“pune-modeste”-per-argumentimin-e-gjenocidit-serb

mehaj-vlereson-se-per-cerekshekulli-institucionet-kane-bere-“pune-modeste”-per-argumentimin-e-gjenocidit-serb

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve të Kosovës për të paraqitur krimet e kryera nga Serbia.

Ai këtë e ka bërë në Ditën e Personave të Zhdukur me Dhunë, që përkon me përvjetorin e kryerjes së Masakrës së Mejes, një prej masakrave më të mëdha të kryera ndaj shqiptarëve.

“Për këto 25 vite nga lufta në Kosovë, institucionet e vendit tonë kanë bere një punë modeste në argumentimin dhe ndriçimin e gjenocidit serb që është kryer në Kosovë”, është shprehur Mehaj, transmeton KlanKosova.tv.

Më tej Mehaj ka thënë se Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Instituti i Historianëve duhet të punojnë për argumentimin e gjenocidit serb që nga viti 1912.