Osmani: Kurrë s’kemi qenë më afër Luftës së tretë botërore

The post d first on INA ONLINE.Osmani: Kurrë s’kemi qenë më afër Luftës së tretë botërore appeare Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovski që të thërrasë Këshillin e Sigurisë, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të partive politike opozitare. “Një përshkallëzim më masiv në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë një valë refugjatësh të cilët do të përdorin rrugën ballkanike, e kjo do të […] The post Osmani: Kurrë s’kemi qenë më afër Luftës së tretë botërore appeared first on INA ONLINE.

Osmani: Kurrë s’kemi qenë më afër Luftës së tretë botërore

The post d first on INA ONLINE.Osmani: Kurrë s’kemi qenë më afër Luftës së tretë botërore appeare

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovski që të thërrasë Këshillin e Sigurisë, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të partive politike opozitare.

“Një përshkallëzim më masiv në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë një valë refugjatësh të cilët do të përdorin rrugën ballkanike, e kjo do të thotë edhe Maqedoninë e Veriut, dhe prandaj duhet të rrisni rezistencën e shtetit ndaj të gjitha sfidave të mundshme”, theksoi ai.

Duke qenë se kjo paraqet një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme me pasoja më të gjera, ambasadat e Maqedonisë së Veriut tashmë po përgatiten për një fluks të qytetarëve.

“Informacionin për sulmin e paralajmëruar ndaj Iranit e morëm përmes kanaleve të NATO-s, ky cikël sulmesh që filloi më 7 tetor në Izrael, pas sjelljes së Izraelit ndaj civilëve në Gaza, më pas sulmi ndaj ambasadës në Damask, tani sulmi ndaj Iranit dhe shpallja e hakmarrjes së Izraelit është një rreth vicioz që mund të kalojë pikën pa kthim. Nëse kësaj i shtojmë edhe konfliktin në Ukrainë, mund të them se nuk kemi qenë kurrë më afër Luftës së Tretë Botërore. Nuk dua t’i tremb qytetarët, por kur në retorikën e politikanëve armët bërthamore bëhen diçka normale, atëherë vërtet kërkon vigjilencë. Për këtë arsye kërkova nga presidenti që të thërrasë Këshillin e Sigurimit, sepse miliona refugjatë nëpër Maqedoni mund të sjellin destabilizimin serioz në vend”, tha ministri Osmani.

Sipas tij, Irani është një faktor destabilizues në rajon, një regjim që jo vetëm kufizon të drejtat e njeriut të qytetarëve të tij, por thotë se sjellja e Izraelit në Gaza ka tejkaluar çdo kufi.

Ai u bëri thirrje pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore që të mos përhapin lajme të rreme dhe të ndalojnë diskreditimin e institucioneve sepse do të cenohet besimi në MPJ dhe kjo mund të shkaktojë probleme në nxjerrjen e qytetarëve nga Izraeli dhe vendet përreth. (INA)

The post Osmani: Kurrë s’kemi qenë më afër Luftës së tretë botërore appeared first on INA ONLINE.