Senati amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok-un

Senati i SHBA-ve ka miratuar projektligjin historik të diskutueshëm që mund të ndalojë TikTok-un. Ai i jep pronarit kinez të platformës, ByteDance, nëntë muaj afat për të shitur aksionet e tij ose aplikacioni do të bllokohet në SHBA. Tani projektligji do t’i dorëzohet presidentit amerikan Joe Biden, i cili ka thënë se do ta nënshkruajë […] The post Senati amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok-un appeared first on Albanian Post.

Senati amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok-un

Senati i SHBA-ve ka miratuar projektligjin historik të diskutueshëm që mund të ndalojë TikTok-un.

Ai i jep pronarit kinez të platformës, ByteDance, nëntë muaj afat për të shitur aksionet e tij ose aplikacioni do të bllokohet në SHBA.

Tani projektligji do t’i dorëzohet presidentit amerikan Joe Biden, i cili ka thënë se do ta nënshkruajë atë në ligj sapo të arrijë në tryezën e tij.

ByteDance i ka thënë BBC-së se nuk kishte një përgjigje të menjëhershme për këtë veprim. Më parë firma ka thënë se do të kundërshtonte çdo përpjekje për ta detyruar atë të shesë TikTok-un.

Nëse SHBA është e suksesshme në detyrimin e ByteDance për të shitur TikTok-un, çdo marrëveshje do të ketë ende nevojë për miratim nga zyrtarët kinezë.

Por Pekini është zotuar të kundërshtojë çdo lëvizje të tillë. Analistët sakaq janë të mendimit se procesi mund të zgjasë vite.

Masa u miratua si pjesë e një pakete prej katër projektligjesh që përfshinin gjithashtu ndihmën ushtarake për Ukrainën, Izraelin, Tajvanin dhe partnerët e tjerë të SHBA-ve në rajonin Indo-Paqësor.

Ajo pati mbështetje të gjerë nga ligjvënësit, me 79 senatorë që votuan pro dhe 18 kundër.

Frika se të dhënat për miliona amerikanë mund të bien në duart e Kinës kanë nxitur përpjekjet e Kongresit për të ndarë TikTok-un nga kompania me bazë në Pekin.

Javën e kaluar, kompania e mediave sociale ka thënë se projektligji do të “shkelë të drejtat e fjalës së lirë të 170 milionë amerikanëve, do të shkatërrojë shtatë milionë biznese dhe do të mbyllë një platformë që kontribuon me 24 miliardë dollarë në ekonominë amerikane, çdo vit”.

TikTok ka thënë se ByteDance nuk është “një agjent i Kinës apo i ndonjë vendi tjetër”.

Dhe ByteDance këmbëngul se nuk është një firmë kineze, duke treguar për firmat globale të investimeve që zotërojnë 60% të saj.

Shefi ekzekutiv i saj, Shou Zi Chew, ka thënë muajin e kaluar se kompania do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet duke përfshirë ushtrimin e “të drejtave të saj ligjore” për të mbrojtur platformën.

Shou u vu me shpatulla pas murit nga Kongresi dy herë në më pak se një vit dhe minimizoi lidhjen e aplikacionit – dhe lidhjet e tij personale – me autoritetet kineze.

Platforma e mediave sociale bëri përpjekje për të mbledhur mbështetje kundër ndalimit të mundshëm, duke përfshirë një fushatë të madhe lobimi.

Gjithashtu inkurajoi përdoruesit dhe krijuesit e TikTok të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj projektligjit.

The post Senati amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok-un appeared first on Albanian Post.