Baba për herë të parë, Ermal Meta ndan lajmin e ëmbël me ndjekësit

Ermal Meta është padiskutim një nga zërat më të spikatur të muzikës që ka bërë histori brenda dhe jashtë vendit me talentin e tij. Së fundmi Ermali ka ndarë një lajm surprizues për miqtë e tij virtual dhe jo vetëm. Këngëtari do të bëhet baba për herë të parë. Ai ka ndarë me ndjekësit lajmin […]

Baba për herë të parë, Ermal Meta ndan lajmin e ëmbël me ndjekësit

Ermal Meta është padiskutim një nga zërat më të spikatur të muzikës që ka bërë histori brenda dhe jashtë vendit me talentin e tij.

Së fundmi Ermali ka ndarë një lajm surprizues për miqtë e tij virtual dhe jo vetëm.

Këngëtari do të bëhet baba për herë të parë.

Ai ka ndarë me ndjekësit lajmin nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku krahas shkruan:

‘Kjo do të jetë pulovra jote e parë. Po të presim. Mos u nxito, por mos u vono shumë pasi ne nuk mund të bëjmë pa ty tani. Të presim pasuri e vogël, na sill verën. Mami dhe babi.’

Urimet kanë qenë të shumta nga emra të njohur të estradës dhe jo vetëm. Deri më tani ai nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth gjinisë së fëmijës që do t’i bashkohet familjes së tyre të vogël.

Screenshot 2024-04-24 123912

Linku: https://www.instagram.com/p/C6IwIb1tysU/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c9a09cf3-0a91-47e4-9237-8bee7cf82159

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ermalmetamusic/