Mariana Kondi rrëfen momentin më të vështirë të jetës së saj

Artistja Mariana Kondi ka ardhur me një rrëfim prekës në Fermën Vip. Aktorja ka treguar momentin më të vështirë të jetës së saj në një bisedë me Çiljetën. Ky moment lidhet me të ëmën e ndjerë. Aktorja tregoi se e ëma u diagnostikua me sëmundjen e rëndë. Mes lotësh Mariana shprehet: ‘Unë e dija se […]

Mariana Kondi rrëfen momentin më të vështirë të jetës së saj

Artistja Mariana Kondi ka ardhur me një rrëfim prekës në Fermën Vip. Aktorja ka treguar momentin më të vështirë të jetës së saj në një bisedë me Çiljetën. Ky moment lidhet me të ëmën e ndjerë. Aktorja tregoi se e ëma u diagnostikua me sëmundjen e rëndë.

Mes lotësh Mariana shprehet:

‘Unë e dija se ishte e ftohur me grip, kur më thotë ‘mami është me kancer’. Mami ishte e re, 70 vjeçe. Mami po vishej e më pyet ‘si doli?’ S’dija ça të bëja. Më ra tavani mbi kokë. Morëm ca mjekime, nuk ia thashë fare mamit çfarë kishte.

Në shtator, tetor u bë mirë. Pastaj në nëntor u prek prapë. E çova në spital. Jetoi 6 vite me kancer. Dita e fundit ishte e tmerrshme. Vëllai po lyente shtëpinë, ajo kërkonte atë, unë i rrija tek koka”- tregon e prekur aktorja e njohur.

Linku: https://www.instagram.com/fermavip.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/marianakondiofficial/