Raporti me Argjirën në krizë, telefonata e Gracianos zbulon më shumë detaje

Graciano dhe Argjira janë përfolur për një krizë të mundshme mes tyre. Telefonata e improvizuar e balerinit ishte për Argjirën. Gjatë bisedës ai zbuloi se dyshja po kalojnë një periudhë të vështirë. ‘Kam vënë veten përpara teje dhe e kam pasur një presion të jashtëzakonshëm sa i përket të gjithë gjësë që ti e di […]

Raporti me Argjirën në krizë, telefonata e Gracianos zbulon më shumë detaje

Graciano dhe Argjira janë përfolur për një krizë të mundshme mes tyre. Telefonata e improvizuar e balerinit ishte për Argjirën.

Gjatë bisedës ai zbuloi se dyshja po kalojnë një periudhë të vështirë.

‘Kam vënë veten përpara teje dhe e kam pasur një presion të jashtëzakonshëm sa i përket të gjithë gjësë që ti e di shumë mirë”, tha ai.

Në mesazhin drejtuar Argjirës, Graciano u shpreh se synon finalen e Big Brother Vip dhe se po lufton për të dy.

Doja të thosha që më ka marrë malli shumë dhe as nuk do të qaj, edhe pse shpirti po më digjet për ty. Para se të futesha këtu nuk folëm ashtu siç flasim gjithmonë sepse nuk ta kam thënë përpara por këtë muajin e fundit jam treguar paksa egoist, kam vënë veten përpara teje dhe e kam pasur një presion të jashtëzakonshëm sa i përket të gjithë gjësë që ti e di shumë mirë.

Kujtojmë se pak më parë  balerini ka treguar se Argjira ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë, por vetë Graciano s’ka qenë gati të bëhet prind.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/graciano_tagani/