AAK i përgjigjet PDK-së: Të gatshëm të shkojmë në zgjedhje me 9 qershor

Nga AAK për FrontOnline thonë se sa më parë të bie Qeveria Kurti aq më mirë është për Kosovën. Madje ata thonë se kanë pasur edhe hapa konkret për rrëzimin e Qeverisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, duke përmendur mocionin e mosbesimit. ‘’Sa më shpejt që kjo Qeveri të bie, aq më e shëndetshme është […]

AAK i përgjigjet PDK-së: Të gatshëm të shkojmë në zgjedhje me 9 qershor
aak-i-pergjigjet-pdk-se:-te-gatshem-te-shkojme-ne-zgjedhje-me-9-qershor

aak-i-pergjigjet-pdk-se:-te-gatshem-te-shkojme-ne-zgjedhje-me-9-qershor


Nga AAK për FrontOnline thonë se sa më parë të bie Qeveria Kurti aq më mirë është për Kosovën.

Madje ata thonë se kanë pasur edhe hapa konkret për rrëzimin e Qeverisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, duke përmendur mocionin e mosbesimit.

‘’Sa më shpejt që kjo Qeveri të bie, aq më e shëndetshme është për vendin tonë. Hapat konkret AAK i ka marr nënshkrimet për mocion, ku dy partitë tjera opozitare po hezitojnë’’, tha Gazmend Syla, sekretar organizativ i AAK-së për FrontOnline.

Syla thotë se për AAK-në s’ka problem 9 qershori i propozuar nga PDK, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se për këtë parti sa më parë që bie Qeveria Kurti, aq më mirë është për vendin.

‘’Për AAK-në s’ka problem edhe me 9 qershor me shku në zgjedhje, sa më shpejt që të bie kjo Qeveri, aq ma parë, aq më mirë është për neve me u kriju një Qeveri tjetër, sepse Kurti po bën gabime të njëpasnjëshme. Nuk kemi ndonjë datë specifike, por për AAK-në sot është vonë me rënë Qeveria Kurti edhe dje ka qenë vonë’’, tha Syla /FrontOnline/