Maqedonci: “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Ai ka thënë se pjesëmarrja e tete vendeve dhe 29 ushtarëve ndërkombëtarë në këtë garë tregon për nivelin e bashkëpunimit që Forca e Sigurisë së Kosovës ka me vendet partnere. “Pjesëmarrja […]

Maqedonci: “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
maqedonci:-“ushtari-me-i-mire-2024”-tregon-per-nivelin-e-bashkepunimit-te-fsk-se-me-vendet-partnere

maqedonci:-“ushtari-me-i-mire-2024”-tregon-per-nivelin-e-bashkepunimit-te-fsk-se-me-vendet-partnere

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e tete vendeve dhe 29 ushtarëve ndërkombëtarë në këtë garë tregon për nivelin e bashkëpunimit që Forca e Sigurisë së Kosovës ka me vendet partnere.

“Pjesëmarrja e garuesve nga ushtritë e vendeve partnere dhe të rajonit në këtë garë dëshmon shkallën e lartë të bashkëpunimit me vendet partnere, që FSK e ka krijuar me disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm”, ka shkruar Maqedonci.

Fitues i kësaj gare ka dalë ushtari i FSK-së, Sead Veseli, që është pjesëtar i Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë.