SBASHK-u del me njoftim, protestë më 1 maj para Qeverisë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. SBASHK ka publikuar njëmbëdhjetë kërkesat që i kanë për Qeverinë e Kosovës. SBASHK ka kërkuar dialog social për plotësimin […]
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
SBASHK ka publikuar njëmbëdhjetë kërkesat që i kanë për Qeverinë e Kosovës.
SBASHK ka kërkuar dialog social për plotësimin e kërkesave të tyre dhe ndër të tjera rritjen e vlerës së koeficientit të pagave për së paku 30%.
Kërkesat që SBASHK’u i ka listuar:
1. Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona,
2.Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit,
3.Kërkojmë nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës,
4.Qeveri respekto pensionistët sepse ju arsimuan edhe juve,
5.Kërkojmë urgjentisht të ngritet vlera e koeficientit të pagave për se paku 30%,
6.Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore,
Plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave,
8.Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social,
9.Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit,
10.Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata,
11.Kërkojmë të kemi përfaqësues të punëtorëve në komisione e borde në të cilat vendoset për çështjet jetike për punëtorët.